Futboll femra/ Teuta bën histori, mposht Apoloninë dhe fiton Kupën e Shqipërisë

Futboll femra/ Teuta bën histori, mposht Apoloninë dhe fiton Kupën e Shqipërisë

Emocionet e fundsezonit mbërthejnë garën edhe në futbollin e femrave. Kështu, Teuta e vajzave ka shkruar historinë, duke fituar për herë të parë Kupën e Shqipërisë në këtë kategori, pas triumfit 1-0 ndaj Apolonisë në finalen e madhe. Në sfidën e zhvilluar pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, bregdetaret siguruan trofeun e parë të Kupës së Shqipërisë në historinë e klubit, pas një edicioni shumë pozitiv dhe të merituar. Ndeshja finale u vendos nga një gol spektakolar i Estevao në minutën e 71-të, që i dhuroi Teutës një sukses historik dhe festën e madhe të trofeut. Pjesa e parë ishte mjaft e bukur, me mundësi shënimi për të dyja skuadrat. Teuta ishte më kërkuese me Vishkullin, ndërsa edhe Da Silva iu afrua golit, por...