Futboll femra/ Shqipëria ngjitet në Ligën B, suksesi erdhi përballë Malit të Zi

Futboll femra/ Shqipëria ngjitet në Ligën B, suksesi erdhi përballë Malit të Zi

Futbolli i femrave po bën progres në Shqipëri, dëshmuar jo vetëm me shtimin e skuadrave brenda vendit, por edhe me rezultate në rritje në ballafaqimet ndërkombëtare, qofshin miqësore apo ndeshje zyrtare. Në fakt, Kombëtarja e vajzave shkroi historinë mbrëmjen e sotme, duke arritur suksesin më të madh në historinë e futbollit të vajzave në Shqipëri. Fitorja 5-2 ndaj Malit të Zi vlen shumë më tepër sesa tre pikë në renditjen përfundimtare. Kjo fitore kurorëzon një rrugëtim të mbushur me sakrifica, përkushtim dhe besim, duke sjellë rezultate historike për futbollin shqiptar. Për herë të parë, Shqipëria e vajzave siguron kualifikimin në fazën “play-off” të Kupës së Botës “Brazil 2027” për vajza, ndërsa njëkohësisht konfirmon vazhdimësinë e saj në Ligën B, duke u renditur mes skuadrave që...