FSHF publikon programin për dy miqësoret e Kombëtares në fillim të qershorit. Lista zbulohet më 28 maj
26 Maj 2026 16:39 Telesport Kombëtarja shqiptare do të nisë zyrtarisht grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor ndaj Izrael dhe Luksemburg më 1 qershor. Programi i Kombëtares nis më 28 maj, me shpalljen e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Rolando Maran, në orën 10:00. Një orë më vonë, në 11:00, trajneri Maran do të dalë në konferencën zyrtare për mediat. Seanca e parë stërvitore e kuqezinjve do të zhvillohet më 1 qershor, ndërsa ndeshja e parë miqësore është programuar më 3 qershor, në orën 20:00, ndaj Izraelit. Sfida e dytë miqësore do të luhet më 6 qershor, në orën 20:00, përballë Luksemburgut. Të dy takimet do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania” dhe biletat shiten online në ebileta.al, si edhe...
Burimi:
telesport.al