I dolën të gjithë kundër, FIFA tërhiqet nga projekti: Propozimi nuk vijon më tej

I dolën të gjithë kundër, FIFA tërhiqet nga projekti: Propozimi nuk vijon më tej

FIFA tërhiqet papritur: “Propozimi nuk do të ndiqet.” Deklarata zyrtare nga organi qeverisës i futbollit botëror thotë: “Qëllimi ynë është të bashkohemi dhe të përmirësohemi, jo të përçajmë.” Deklaratë e FIFA-s Projekti FIFA Forward Enterprise kishte si synim të krijonte një bazë për forcimin e mëtejshëm të Federatave Anëtare të FIFA-s dhe zhvillimin e futbollit në mbarë botën, veçanërisht në ato vende ku mbështetja është më e nevojshme. Për më tepër, siç e kemi bërë të qartë që në fillim, ky projekt do të zbatohej vetëm nëse do të kishte mbështetjen e shumicës së Federatave Anëtare të FIFA-s dhe gjithmonë pas një procesi konsultimi me to, me Këshillin e FIFA-s, konfederatat dhe palët e tjera të interesuara. Pasi dëgjuam me kujdes të gjitha qëndrimet, u...