FSHF nis debatin në lidhje me formulën e Superiores, pritet të ndryshojë skema duke hequr “Final Four”
Adriatik BALLA “Final Four” si format ka rënë poshtë, mund të thuhet edhe zyrtarisht, pasi vetë Federata Shqiptare e Futbollit ditën e djeshme lajmëroi se do të ndryshojë formati i garës për tri sezonet në vazhdim dhe për këtë kërkon diskutim me klubet për përzgjedhjen e formatit të ri. Kështu, Departamenti i Garave dhe Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF zhvilluan sot një takim konsultues me përfaqësuesit e klubeve të “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë, në kuadër të diskutimeve për strukturën dhe skemën e kampionateve për sezonet 2026/27, 2027/28 dhe 2028/29. Takimi u organizua në vazhdën e procesit të analizës dhe përmirësimit të vazhdueshëm të garave kombëtare, me synimin për të rritur cilësinë, konkurrueshmërinë dhe atraktivitetin e futbollit shqiptar. Në bashkëpunim të ngushtë...
Burimi:
sot.com.al