FSHF miraton investimin për shtimin e sistemeve të komunikimit të arbitrave

FSHF miraton investimin për shtimin e sistemeve të komunikimit të arbitrave

17 Maj 2026 13:05 Telesport Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit miratoi vijimin e procedurave për furnizimin e sektorit të arbitrimit me pajisje komunikimi të markës Vokkero VOGO, të integruara me sistemin ekzistues që përdoret aktualisht në ndeshjet zyrtare. Ky investim vjen si nevojë për të përballuar rritjen e numrit të arbitrave në “Abissnet Superiore”, si edhe zgjerimin e përdorimit të sistemit VAR, që tashmë po aplikohet edhe në ndeshjet e Kategorisë së Parë. Aktualisht sektori i arbitrimit disponon 12 sisteme komunikimi, ndërsa është evidentuar nevoja për shtimin me 8 sisteme të tjera të markës Vokkero VOGO, me qëllim garantimin e funksionimit normal dhe standardeve teknike gjatë zhvillimit të ndeshjeve. FSHF vijon të investojë në modernizimin e kushteve teknike dhe rritjen e standardeve në...