Françesko Banjaia fiton garën Sprint, Bexeki rrëzohet në Brno

Françesko Banjaia fiton garën Sprint, Bexeki rrëzohet në Brno

Pasi mundi Ai Ogurën në fillim, “Peko” Banjaia triumfoi në Garën Sprint të Çmimit të Madh të Republikës Çeke, duke lënë pas pilotin japonez të Aprilia Trackhouse dhe Mark Markez Françesko Banjaia merr garën Sprint të Çmimit të Madh të Çekisë në Brno. Ishte një garë perfekte, e dominuar nga fillimi në fund pavarësisht presionit të vazhdueshëm të Ai Ogura, garuesit të vendit të dytë me Aprilia Trackhouse të tij. Spanjolli i Ducati Mark Markez kompletoi podiumin, duke qëndruar gjithmonë pas dy të parëve, por kurrë duke kërcënuar. Fabio Di Xhanantonio siguroi një vend të katërt, përpara Horge Martin. Lideri i kampionatit, Marko Bexeki, u rrëzua dy xhiro para fundit. Gara e madhe zhvillohet nesër më fillim orën 14:00./Sportiim.al/ Post navigation