Franca e zgjidh gjithçka në pjesën e dytë, mposht Marokun 2-0 dhe shkon në gjysmëfinale
Franca është gjysmëfinalistja e parë e turneut, pasi mposhti 2-0 Marokun në çerekfinalen e zhvilluar në Boston. “Gjelat” dominuan takimin që nga minutat e para, duke krijuar raste të shumta, por portieri Bono mbajti në lojë marokenët me disa pritje vendimtare. Ai ndali fillimisht Mbappen, ndërsa në minutën e 27-të priti edhe një penallti të sulmuesit francez, duke vonuar avantazhin e Francës. Rezistenca e Marokut u thye në minutën e 60-të, kur Mbappe realizoi me një goditje të bukur nga hyrja e zonës për të zhbllokuar sfidën. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Dembele vulosi kualifikimin me një goditje të saktë nga distanca, duke mposhtur sërish Bonon. Maroku tentoi të rikthehej në lojë në pjesën e mbetur të takimit, por nuk arriti të rihapte ndeshjen. Në...
Burimi:
javanews.al