FORMULA 1/ Dopietë në prova, Ferrari e nis me dominim në Hungari
Ferrari e ka nisur me dominim fundjavën e Hungarisë në Formula 1, duke komanduar të premten në provat e lira. Pas kohës më të mirë të Sharl Lëklerk në sesionin e parë, në të dytin ishte Luis Hamilton ai që vendos ritmin më të shpejtë. Piloti britanik e mbylli sesionin me kohën 1’18″729, ndërsa monegasku mbeti vetëm +0.148 sekonda pas tij. I treti u rendit Lando Norris me MekLarenin, gjysmë sekonde larg, përpara Vershtapenit dhe Rasëllit. Në vështirësi u paraqit Kimi Antonell, i 13-ti dhe me shumë gabime gjatë xhirove të tij. Kështu, “kokëkuqja” e filloi me shkëlqim në Hungaroring. Makina e Maranelos regjistroi xhirot më të shpejta, duke realizuar një dopietë që jep shpresë për kualifikimet. Pas dy makinave Ferrari u krijua një diferencë...
Burimi:
gijotina.com