Formacioni/ Si vendoset sot Kombëtarja në ‘Air Albania’

Formacioni/ Si vendoset sot Kombëtarja në ‘Air Albania’

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë këtë të mërkurë duke nisur nga ora 20:00 miqësoren kundër Izraelit në ‘Air Albania’. Dueli i sotëm do të jetë i pari për trajnerin Rolando Maran në stolin e Shqipërisë, me italianin që do të debutojë përpara tifozëve kuqezinj. Ndeshja e sotme do të jetë e shtata mes dy ekipeve në histori, ndërsa e para miqësore, pasi më herët përballjet kanë qenë për kualifikueset e Kupës së Botës dhe Ligës së Kombeve. Izraeli ka katër fitore kundër Shqipërisë, ndërsa tanët kanë siguruar dy fitore. Shqipëria merrte fitoren e parë më 11 qershor të vitit 2017 për kualifikueset e Kupës së Botës, 0-3 në Haifa me dopietën e Armando Sadikut dhe golin e Ledian Memushaj. Fitorja e dytë për...