Formacionet Zyrtare/ Maran befason, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit
Kombëtarja shqiptare luan mbrëmjen e sotme ndeshjen miqësore ndaj Izraelit, një sfidë që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, me start në orën 20:00. Takimi shënon edhe nisjen e një epoke të re për përfaqësuesen kuqezi, pasi në pankinë do të debutojë trajneri italian Rolando Maran. Tekniku merr drejtimin e skuadrës pas largimit të Sylvinhos, i cili i dha fund eksperiencës së tij pas tre vitesh e gjysmë në krye të Shqipërisë. Maran ka bërë menjëherë ndryshime të rëndësishme në formacionin startues. Anis Mehmeti fiton besimin e trajnerit dhe aktivizohet nga minuta e parë, ndërsa Ylber Ramadani rikthehet në mesin e fushës si titullar. Në krahun tjetër, Juljan Shehu e nis sfidën nga stoli.
Burimi:
sot.com.al