Flick pranon ofertën e Barcelonës për rinovim, detajet e plota të marrëveshjes

Flick pranon ofertën e Barcelonës për rinovim, detajet e plota të marrëveshjes

1 Maj 2026 9:57 Alfred Lleshi Hansi Flick dhe Barcelona do ta vazhdojnë bashkëpunimin të paktën edhe dy vite të tjera. Trajneri, kontrata aktuale e të cilit përfundon në qershor 2027, ka pranuar ofertën e fundit për rinovim. Fillimisht, klubi i drejtuar nga Joan Laporta synonte një marrëveshje deri më 2029, por gjermani preferoi kontratë më të shkurtër. Megjithëse disa detaje mbeten për t’u diskutuar, ato do të sqarohen javën e ardhshme kur agjenti Pini Zahavi të mbërrijë në Barcelonë, edhe për të diskutuar të ardhmen e Lewandowski. Flick ka dhënë miratimin për kontratë deri më 2028, me një vit opsional që aktivizohet automatikisht nëse palët bien dakord në fund të sezonit 2027-28. Ai do të firmosë kontratën e re pasi Barça të shpallet kampione...