Flamurtari siguron finalet play off në basketboll për femra, Partizani mund Tiranën dhe rihap garën
Flamurtari është ekipi i parë finalist i play off-it në basketboll për femra. Në gjysmëfinale, kampionet vlonjate fituan 3-0 me ndeshje ndaj Studentit. Në përballjen e tretë luajtur në “Asllan Rusi”, skuadra e Flamurtarit fitoi 69-41, duke avancuar më tej pa shumë mund. Një ndeshje e komanduar nga mikeshat, që e thelluan avantazhin nga perioda në periodë. Shënuesja më e mirë ishte Brisker me 22 pikë. Në “Fahrie Hoti”, skuadra e Partizanit fitoi 69-65 ndaj Tiranës, duke rihapur garën për një vend në finalet play off. Tashmë bardheblutë udhëheqin 2-1 serinë e takimeve gjysmëfinale. Një ndeshje në përgjithësi e komanduar nga Partizani, që u shkëput 31-11 në periodën e parë dhe më pas administroi avantazhin. Tirana (Baughman 24 pikë) e ngushtoi diferencën por jo mjaftueshëm...
Burimi:
telesport.al