Flamurtari 27 herë kampion kombëtar, vlonjatet dominuese absulote në basketbollin e femrave, asnjë humbje këtë sezon
Flamurtari vazhdon të jetë dominues absolut në basketbollin e femrave në vendin tonë. Vlonjatet u shpallën kampion kombëtar pasi e mbyllën serinë e finaleve kundër Partizanit me rezultatin e pastër 3 me 0. Suksesi në ndeshjen e tretë në Vlorë 76 me 55 i vuri vulën një sezoni të mrekullueshëm për vajzat bregdetare. Vendaset krijuan një avantazh prej 8 pikësh që në periodën e parë duke mbajtur këtë ritëm pak a shumë edhe në vijim, ndaj pjesa e parë u mbyll 39 me 29. Pas pushimit, Flamurtari luajti sërish më mirë, duke e thelluar diferencën dhe duke mbyllur periodën e tretë 57-38. Në 10 minutat e fundit, loja mbeti nën kontrollin e tyre, derisa gjithçka u mbyll me 21 pikë avantazh, me Partizanin që u...
Burimi:
vizionplus.tv