Firo e radhës, Hasanbelli mbyll me kurbinasit
Luajti 17 ndeshje përgajtë sezonit të shkuar teksa sot Klevis Hasanbelli njoftoi largimin nga Laçi. 29 vjeçari përpos krbinasëve ka patur eksperienca dhe te klubet e Egnatias, Pogradecit, Erzenit dhe Bylisit. “Sot dua të përshëndes dhe të falënderoj gjithë çunat e KF Laçi, bashkë me stafin , për gjithçka që kemi kaluar bashkë. Ishte një kënaqësi të punoja dhe të ndaja çdo moment me një grup kaq të mirë. Faleminderit për respektin, mbështetjen dhe atmosferën që krijuat çdo ditë”, shkruan portieri. Post navigation
Burimi:
sportiim.al