“Goli ndaj Beshiktashit ishte shumë emocional për mua”, Muçi rrëfehet në Turqi: Do garojmë në tre fronte
Ernest Muçi ka dhënë së fundmj një intervistë për “BeIN Sports” në Turqi, ku ka rrëfyer përvojën e tij me Trabzonsporin. Ai ka deklaruar se skuadra e tij këtë sezon do të garojë në tre fronte, pasi e ka grupin për të synuar diçka të tillë. Sulmuesi shqiptar ka treguar se goli më emocional për të ka qenë ai kundër ish-ekipit të tij, Beshiktashit. “Këtë sezon, goli që shënova në ndeshjen jashtë fushe kundër Beshiktashit ishte emocional për mua. Nuk reagova, por ndonjëherë ka gjëra që nuk mund të shprehen me fjalë. Jam i lumtur për të gjithë golat që kam shënuar. Më vonë, erdha në Trabzon dhe jam i lumtur këtu. Do të konkurrojmë me Trabzonsporin në tre fronte. Besoj se mund të kemi...
Burimi:
sportekspres.com