Firmosi për 4 vite me ekipin e Championship-it, njihuni me sulmuesin që i mungon Shqipërisë: Ka fizik dhe intesitet, do të lulëzojë me ne

Firmosi për 4 vite me ekipin e Championship-it, njihuni me sulmuesin që i mungon Shqipërisë: Ka fizik dhe intesitet, do të lulëzojë me ne

Lorent Tolaj ka hedhur një jap të madh përpara në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar ka firmosur me Bristol Sitin në Çempionshipin anglez. Lojtari 24-vjeçar shkëlqeu sezonin e shkuar me Plajmuthin në Ligën e Parë, me të cilët shënoi 21 gola. Trajneri i Bristolit ka thënë se ardhja e Tolajt do t’i shtojë vijës së sulmit më tepër fizikalitet dhe më tepër intensitet. Ai duket i bindur se lojtari ka për të lulëzuar me skuadrën e tij të re. “Jemi vërtet të kënaqur që shtojmë fizikalitetin dhe intensitetin e Lorentit në vijën tonë të sulmit. Përparimi i tij gjatë disa sezoneve të fundit është dëshmi e talentit dhe etikës së tij të punës. Ai do t’i shtojë një dimension tjetër skuadrës sonë dhe ne besojmë...