Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Dinamo City & Egnatia përballen nesër në “Air Albania”

Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Dinamo City & Egnatia përballen nesër në “Air Albania”

Mbrëmja e së mërkurës do të sjellë një nga sfidat më të shumëpritura të sezonit në futbollin shqiptar, finalen e Kupës së Shqipërisë 2025/2026 mes Dinamo City-t dhe Egnatia-s. Një finale plot rivalitet dhe emocione, ku dy skuadrat do të përballen për të dytin vit radhazi në aktin e fundit të këtij kompeticioni, pas një rruge të suksesshme drejt finales. Ky është takimi i 34-t në histori mes këtyre dy ekipeve, teksa në 33 përballje të zhvilluara mes tyre, Egnatia ka regjistruar 16 fitore, ndërsa 10 sfida janë mbyllur në barazim dhe 7 janë fituar nga Dinamo City. Egnatia kryeson gjithashtu edhe për sa i përket golave të shënuar, me 39 gola kundrejt 24 të Dinamo City-t. Finalja do të luhet në stadiumin “Air Albania”,...