Finalja e Champions League/ PSG-Arsenal shkon në shtesë, emocionet nuk kanë fund në Vizion Plus
Është mbyllur në barazim 1-1 koha e rregullt e finales së madhe të Champions League mes PSG-së dhe Arsenalit, e cila po luhet në “Puskás Arena” në Budapest, sfidë që po transmetohet LIVE dhe ekskluzivisht në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus. 90 minuta emocionuese, me ritëm të lartë dhe raste nga të dyja skuadrat. Ishin anglezët ata që kaluan në avantazh në minutën e 6-të të pjesës së parë me anë të Kai Havertz, pas një kundërsulmi të shpejtë. Një 45-minutësh i parë ku Arsenali mund të kishte dyfishuar shifrat sërish me Havertz në minutat e fundit, por Marquinhos bëri mrekullinë duke shmangur golin e sigurt. Ndërkohë, në pjesën e dytë kampionët në fuqi rritën ritmin e lojës, duke iu afruar disa herë golit...
Burimi:
vizionplus.tv