Finalja e Champions League/ Mjafton Kai Havertz, Arsenal e mbyll në avantazh pjesën e parë
Arsenal e ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë të finales së madhe të Champions League përballë PSG-së, e cila po luhet në “Puskás Arena” në Budapest. Ka qenë gjermani Kai Havertz, i cili ka realizuar që në minutën e 6-të të ndeshjes, pas një kundërsulmi të shpejtë të Arsenalit. Pas pësimit të golit, skuadra e PSG-së e rriti ndjeshëm presionin, por pa mundur dot të çajë murin e Arsenalit, të cilët u mbrojtën mjaft mirë. Kujtojmë që finalja e madhe e Champions League po transmetohet LIVE dhe ekskluzivisht në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus.
Burimi:
vizionplus.tv