“Final Four”/ Takim me arbitrat në “Shtëpinë e Futbollit”, Duka vlerëson rëndësinë e fazës finale
Në prag të nisjes së fazës “Final Four” në “Abissnet Superiore”, në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua një takim me grupin e arbitrave, arbitrave asistentë dhe arbitrat VAR të përzgjedhur për ndeshjet vendimtare të sezonit. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili vlerësoi rëndësinë e kësaj faze finale dhe rolin e arbitrimit në garantimin e standardeve më të larta sportive. Sektori i Arbitrimit ka përzgjedhur një grup arbitrash dhe asistentësh me eksperiencë për të drejtuar ndeshjet e “Final Four”, ndërsa gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë dhe përgjegjësinë që mbart kjo fazë e kampionatit, duke pasur parasysh formatin dhe nivelin e lartë konkurrues të saj. Fokusi i mbledhjes ishte edhe në aspektin teknik të vendimmarrjes në fushë. Gjatë...
Burimi:
sportiim.al