“Final Four”/ Përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet, biletat shiten edhe fizikisht pranë stadiumit “Air Albania”

“Final Four”/ Përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet, biletat shiten edhe fizikisht pranë stadiumit “Air Albania”

Të shtunën dhe të dielën do të luhen dy ndeshjet e para të “Final Four”, ku katër skuadrat më të mira të sezonit, Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo City do të vazhdojnë rrugën për fitimin e titullit kampion. Vllaznia – Dinamo City është ndeshja e parë e “Final Four”, që do të luhet të shtunën, më 16 maj, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”. FSHF, si organizatore e ndeshjeve të “Final Four”, ka përcaktuar edhe ndarjen e tribunave për tifozët. Në sektorin N do të vendosen tifozët e Vllaznisë, ndërsa sektorët S dhe V janë të rezervuara për tifozët e Dinamo City. Në tribunën kryesore, sektorët W101, W102 dhe W103 janë në dispozicion të tifozëve të Vllaznisë, ndërsa në sektorët W105, W106 dhe...