Final Four nis të shtunën, Vllaznia-Dinamo një klasike për titull, Tirana probleme në FIFA

Final Four nis të shtunën, Vllaznia-Dinamo një klasike për titull, Tirana probleme në FIFA

Adriatik BALLA Kampionati i ka mbyllur 36 xhirot e rregullta të kalendarit dhe do të fokusohet tani e tutje në ndeshjet e “play-off”-it, quajtur ndryshe edhe si formula “Final Four” një projekt i FSHF-së në tre sezonet e fundit për të përcaktuar titullin nëpërmjet një minikampionati mes katër skuadrave që e kanë mbyllur në vendet e para. Tashmë emrat e skuadrave dihen dhe kalendari i minifazës “play-off” është bërë i qartë, mbetet vetëm të luhen ndeshjet në fushë. Kjo formulë parashikon që titullin mund ta fitojë edhe skuadra që e ka mbyllur në vend të katërt garën e rregullt, ndaj dhe është interesante, por njëherësh edhe “abuzive”. Gjithsesi, skuadrat kanë nisur përgatitjet për këtë minifazë të fundit e vendimtare për titullin. Përgatitjet Kjo fundjavë sjell...