‘Final Four’ merr goditjen e rëndë disa orë para javës së fundit
31 Maj 2026 11:25 Telesport Ky sezon i kampionatit shqiptar po rezulton i dështuar për sa u përket tifozëve, pikërisht me formulën Final 4 (ndeshjet e fundit vendimtare). Shkallët e stadiumit nuk janë mbushur. Në asnjë ndeshje nuk është hapur kati i dytë i sektorëve të stadiumit “Air Albania”. Egnatia-Dinamo mund të jetë me numrin më të ulët të tifozëve deri tani. Edhe interesi për Vllaznia-Elbasani ka qenë më i ulëti deri tani.
Burimi:
telesport.al