“Final Four”: Elbasani “ringjallet” ndaj Dinamos dhe rifutet në garë për titullin kampion

“Final Four”: Elbasani “ringjallet” ndaj Dinamos dhe rifutet në garë për titullin kampion

24 Maj 2026 20:55 Telesport Elbasani ka lënë pas 0-4 në javën e parë të “Final Four” ndaj Egnatias dhe është rikthyer sot te fitorja. Verdheblutë mundën 3-0 Dinamon në ndeshjen e dytë ta javës së dytë të “Final Four”, e luajtur në “Air Albania”. Në minutën e 22-të, “Blutë” mbetën me një lojtar më pak pasi Bakary Goudiaby u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër ndaj Isi Manellarit. Më pas, Elbasani shënoi dy gola të shpejtë për dy minuta me kamerunasin Blaise Tsague. Në minutën e 25-të, Karim Loukili kroson, Tsague shënon me kokë. Në minutën e 27-të, Jorgo Meksi bën një gabim fatal në qendër të mbrojtjes, përfiton Tsague dhe dyfishon shifrat. Në minutën e 38-të, Elbasani shënon golin...