“Final Four”: Egnatia mund edhe Vllazninë dhe vë një dorë te titulli (video)

“Final Four”: Egnatia mund edhe Vllazninë dhe vë një dorë te titulli (video)

Pasi mundi Elbasanin 4-0 në ndeshjen e javës së parë së “Final Four”, Egnatia ka fituar 1-2 në ndeshjen e dytë ndaj Vllaznisë, e luajtur po në “Air Albania”. Në minutën e 30-të, Ildi Gruda rrëzohet në zonën e Vllaznisë dhe kërkon penallti, arbitri kryesor i takimit e ndëshkon me karton të verdhë për simulim. Në minutën e 39-të zhbllokohet rezultati i ndeshjes, ku pas një krosimi të Altin Kryeziu ishte Eljo Sota që dërgoi me kokë topin në rrjetë. Festë e madhe te rrogozhinasit. SHIKOGOLIN Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Egnatian. Në minutën e 73-të, Bakayoko kishte shansin e artë të mbyllte ndeshjen. Sulmuesi mori një pasim të artë nga Esat Mala, i cili gaboi me një top të kthyer pas, por Bakayoko...