Fillojnë telashet për Mourinho-n, Real Madrid humb lojtarin për fillimin e sezonit

Fillojnë telashet për Mourinho-n, Real Madrid humb lojtarin për fillimin e sezonit

30 Korrik 2026 19:42 Telesport Real Madrid ka marrë një lajm aspak të mirë ditën e sotme. Përmes një komunikate zyrtare për shtyp, klubi madrilen bën me dije se Raul Asencio ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë dhe se gjendja e tij është ende nën shqyrtim. Ndërkohë, Marca zbulon se mbrojtësi pritet të mungojë 4-6 javë dhe ka humbur fillimin e sezonit. Dëmtimi i tij e përjashton edhe nga merkato. Pavarësisht se nuk dyshohet për një dëmtim shumë serioz dhe të rëndë, duket e vështirë që të ketë interes nga klubet e tjera për spanjollin në këtë situatë.