FIFA thyen rregullat për finalen e Botërorit 2026, pushimi do të jetë 30 minuta
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të sjellë një ndryshim të paprecedentë në historinë e turneut. FIFA ka konfirmuar se ndeshja që do të shpallë kampionen e re të botës do të shoqërohet me një spektakël madhështor gjatë pushimit mes dy pjesëve, në stilin e famshëm të finales së NFL-së, Super Bowl. Sipas medias spanjolle SPORT, kjo risi do të zgjasë pushimin tradicional nga 15 minuta në rreth 25-30 minuta, për t’i lënë hapësirë një shfaqjeje me artistë të njohur ndërkombëtarë. Ndërkohë, The Times raporton se në skenë do të performojnë emra të mëdhenj të muzikës botërore si Justin Bieber, Shakira, Madonna, BTS, Burna Boy dhe Coldplay, duke e kthyer finalen në një spektakël jo vetëm sportiv, por edhe artistik. Megjithatë, vendimi nuk është...
Burimi:
sot.com.al