FIFA kërkon t’ia lërë organizimin e Botërorit kompanisë së financuar nga Kushner, reagon UEFA: Futbolli nuk është në shitje

FIFA kërkon t’ia lërë organizimin e Botërorit kompanisë së financuar nga Kushner, reagon UEFA: Futbolli nuk është në shitje

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka prezantuar një plan për krijimin e një kompanie të re tregtare, të vlerësuar 20 miliardë dollarë, e cila do të menaxhojë aktivitetet më fitimprurëse të organizatës, përfshirë Kupën e Botës dhe Botërorin e Klubeve. Nisma ka shkaktuar reagim të menjëhershëm nga UEFA, e cila e cilësoi projektin si një hap që “kalon vijën e kuqe”. Sipas FIFA-s, kompania e re, e quajtur FIFA Forward Enterprise (FFE), synon të mbledhë deri në 4.2 miliardë dollarë nga investitorë privatë në këmbim të aksioneve, por pa u dhënë atyre kontroll mbi organizatën. Mes investitorëve të interesuar përmendet edhe fondi Thrive Eternal, i themeluar nga Joshua Kushner, vëllai i Jared Kushner. Reagimin më të ashpër deri tani e ka bërë UEFA, që kundërshtoi...