FIFA do ta zgjerojë edhe më shumë Botërorin, në vitin 2030 mund të marrin pjesë 66 kombëtare
21 Maj 2026 12:57 Alfred Lleshi Javët e fundit ka pasur polemika të shumta lidhur me vendimin e FIFA-s për ta zgjeruar Kupën e Botës në 48 kombëtare, por në realitet tashmë po punohet për ta çuar numrin e finalistëve në 66 për edicionin e vitit 2030. Turneu do të organizohet nga Spanja, Maroku dhe Portugalia, ndërsa disa ndeshje hapëse do të luhen në Argjentinë, Uruguaji dhe Paraguaji, për të festuar 100-vjetorin e edicionit të parë të Botërorit. Sipas asaj që raporton “AS”, ideja ishte shqyrtuar paraprakisht disa muaj më parë, pas një kërkese nga CONMEBOL, por tani hipoteza ka fituar më shumë terren. Gianni Infantino e sheh turneun si një festë globale, sidomos për vendet që nuk kanë arritur kurrë të marrin pjesë. Megjithatë,...
Burimi:
telesport.al