Fenerbahçe distancohet zyrtarisht nga Leão: Nuk i kemi bërë asnjë ofertë atij, as Milanit

Fenerbahçe distancohet zyrtarisht nga Leão: Nuk i kemi bërë asnjë ofertë atij, as Milanit

25 Korrik 2026 12:14 Alfred Lleshi Përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në faqen e vet, klubi turk i Stambollit ka bërë të ditur se nuk ekziston asnjë bisedim për Rafael Leão. Fenerbahçe sqaroi se lajmet për një ofertë prej 100 milionë eurosh për portugezin janë të pabazuara dhe se nuk i është paraqitur asnjë propozim as lojtarit, as Milanit. Në komunikatën zyrtare thuhet gjithashtu se janë të pasaktë edhe zërat për interesim ndaj sulmuesit të Stuttgartit, Ermedin Demirović. Klubi theksoi se fokusi i tij i vetëm është ndeshja e kthimit e turit të dytë kualifikues të Champions League kundër Górnik Zabrze. Fenerbahçe iu bëri thirrje tifozëve të mos iu besojnë lajmeve spekulative që synojnë vetëm shpërqendrimin e vëmendjes.