Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut ka vendosur masa të rënda disiplinore ndaj Shkëndijës së Tetovës pas finales së Kupës, duke e përjashtuar klubin nga edicioni i ardhshëm i këtij kompeticioni dhe duke i shqiptuar një gjobë totale prej 105 mijë eurosh. Vendimi vjen pavarësisht sqarimeve të klubit tetovar, i cili kishte deklaruar se futbollistët nuk e kishin dëgjuar thirrjen për ceremoninë e ndarjes së medaljeve. Megjithatë, organet disiplinore të Federatës kanë vlerësuar se ka pasur shkelje serioze të rregulloreve. Sipas vendimit, 15 mijë euro janë caktuar si ndëshkim për përdorimin e mjeteve piroteknike në tribunë. Një tjetër gjobë prej 10 mijë eurosh lidhet me koret dhe sloganet e konsideruara të papërshtatshme nga organizatorët. Ndërkohë, një baner me përmbajtje që autoritetet e futbollit e...