Evertoni bën me makthe Mançester Sitin, e përmbysja që e largon me titullin kampion
Mançetser Siti ka hedhur një hap fals në kampionat. “Qytetarët” janë ndalur në një barazim 3-3 nga Evertoni. Doku zhbllokoi rezultatin në minutën e 43-të, por vendasit përmbysën gjithçka. Berri (68′, 81′), si dhe O’Brajeni (73′) tundën rrjetën për Evertonin, duke bërë kështu me makthe ekipin e Guardiolës. Por Siti ia doli të reagonte. Halandi (83′) dhe Roku (90’+7′) shënuan gol dhe shpëuan ekipin nga humbja. Me këtë rezultat Mançester Siti mbetet në vend të dytë, me 5 pikë diferencë nga kreu./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com