Ethet e përballjes/ Trajneri spanjoll: Rruga drejt finales është e hapur, Yamal ende s’ka treguar më të mirën

Ethet e përballjes/ Trajneri spanjoll: Rruga drejt finales është e hapur, Yamal ende s’ka treguar më të mirën

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, u shpreh optimist përpara përballjes me Francën, duke theksuar se skuadra e tij është e gatshme për sfidën që vendos një vend në finalen e Kupës së Botës.“Të arrish në gjysmëfinalet e një Kupe Bote është jashtëzakonisht e vështirë. Të gjithë kundërshtarët janë shumë të fortë, por edhe ne kemi një ekip të fuqishëm. Rruga drejt finales është e hapur”, deklaroi ai.Në një intervistë për Cadena Ser, tekniku spanjoll e cilësoi Francën si një nga pretendentët kryesorë për titullin, duke theksuar se të dyja kombëtaret kanë evoluar që nga përballjet e mëparshme.“Të dy ekipet janë përmirësuar dhe kjo ndeshje nuk do të ketë lidhje me atë që ka ndodhur në të kaluarën”, u shpreh De la Fuente.Duke folur...