“Erdhi si shpëtimtari i vendit”, Kasano shpërthen kundër Tares: Ai e bëri katastrofë Milanin

“Erdhi si shpëtimtari i vendit”, Kasano shpërthen kundër Tares: Ai e bëri katastrofë Milanin

Antonio Kasano ka shpërthyer kundër Igli Tares dhe Masimiliano Alegrit në “Viva El Calcio”. Ai e konsideron dyshen në fjalë si fajtore për ecurinë e dobët të Milanit. Kasano ka zhveshur Furlanin nga çdo përgjegjësi dhe shprehet se drejtori sportiv shqiptar dhe trajneri kanë shkaktuar një katastrofë në klubin kuqezi. “Alegri e ka shkatërruar Milanin këtë vit. Faji nuk është vetëm i Alegrit, i cili bëri rrëmujë, por edhe i Tares, i cili erdhi si shpëtimtar i vendit, dhe a e dini çfarë shpëtoi ai? Asgjë. Pashë tabelën ‘Furlani jashtë’ dhe pyes veten: nëse nuk ke një ide, nëse luan si i keq dhe bën gabime në tregun e transferimeve, cili është faji i Furlanit? Isha një nga të parët që kritikova klubin, por Furlani...