Enzo Fernandez i përgjigjet trajnerit të Spanjës: Kush është më i miri do ta shohim në fushë

Enzo Fernandez i përgjigjet trajnerit të Spanjës: Kush është më i miri do ta shohim në fushë

“I kemi 6 mesfushorët më të mirë në botë”. Kështu u shpreh trajneri i Spanjës, Luis De la Fuente, në konferencën për shtyp, për të motivuar ekipin e tij. Tradita spanjolle në prodhimin e mesfushorëve të klasit botëror është e padiskutueshme, por në vende të tjera ka nga ata që mund ta kenë marrë këtë deklaratë si sfidë. Nuk është ky rasti i Enzo Fernandez, kampion bote në fuqi me Argjentinën dhe një nga protagonistët kryesorë të Botërorit të Katarit 2022. I pyetur nga një gazetar për deklaratën e De la Fuente, mesfushori u përgjigj: “Nuk dua të hyj në polemika. Kush është më i mirë apo më i dobët, do ta shohim në fushë”. Në të njëjtën kohë, lojtari i Chelsea pranoi vlerat e...