Enrique nuk ngopet: Do të provojmë t’i fitojmë sërish të gjitha sezonin e ri

Enrique nuk ngopet: Do të provojmë t’i fitojmë sërish të gjitha sezonin e ri

13 Gusht 2026 8:21 Alfred Lleshi PSG fitoi Superkupën e Europës për të dytin vit radhazi, duke mposhtur Aston Villa 2-1 të mërkurën në Salzburg të Austrisë. “Nuk u habita, sepse i njoh mirë lojtarët dhe e di aftësinë e tyre. Ishte jashtëzakonisht e komplikuar, ashtu si sezonin e kaluar”, – deklaroi Enrique. Ai theksoi vështirësinë e suksesit pas një përgatitjeje shumë të shkurtër: “Duhet të vlerësojmë atë që bëri skuadra, sepse nuk është aspak e lehtë kur ke vetëm pak ditë stërvitje”. Enrique vlerësoi veçanërisht dëshirën e lojtarëve për të konkurruar: “Është shumë e lehtë t’i motivosh këta lojtarë, sepse e duan atë që bëjnë. Mendoj se situata është pothuajse ideale. Është jashtëzakonisht e vështirë të fitosh trofe radhazi. Duhet të shijojmë atë që kemi...