Dalić rikthehet në stol, ish-trajneri i Dinamos dhe Kroacisë merr drejtimin e kësaj kombëtareje

Dalić rikthehet në stol, ish-trajneri i Dinamos dhe Kroacisë merr drejtimin e kësaj kombëtareje

13 Gusht 2026 8:27 Alfred Lleshi Zlatko Dalić është rikthyer menjëherë në drejtimin e një kombëtareje, duke u emëruar trajner i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe. 59-vjeçari mori detyrën vetëm një muaj pasi i dha fund aventurës 9-vjeçare me Kroacinë, pas eliminimit nga Botërori. Dalić u largua pas humbjes 2-1 ndaj Portugalisë në fazën e 1/16-ve të Kupës së Botës. Për të, ky është rikthim në Emirate, 9 vite pas eksperiencës me Al Ain, me të cilin fitoi titullin e “UAE Pro League” në vitin 2015. Federata e Futbollit e Emirateve konfirmoi zyrtarisht emërimin: “Mirë se vjen, Zlatko Dalić! Federata e Futbollit e Emirateve ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e kroatit si trajner i ri i kombëtares së Emirateve të Bashkuara Arabe”. Me Kroacinë,...