Enrique i tërbuar pas humbjes në derbi: Ndeshja më e dobët e PSG në këto tri vite si trajner

Enrique i tërbuar pas humbjes në derbi: Ndeshja më e dobët e PSG në këto tri vite si trajner

Humbja 2-1 në derbin ndaj Paris FC ka tërbuar trajnerin e PSG, Luis Enrique, zhgënjim që vjen pak ditë para finales së Champions League kundër Arsenal. Trajneri spanjoll nuk lë vend për alibi dhe ka sulmuar skuadrën e tij. “Çfarë mund të shpëtojmë? Asgjë,” deklaroi drejtpërdrejt trajneri parizien. “Pjesa e parë ishte shumë e dobët. Është e vështirë të gjesh diçka pozitive. Ishte ndoshta ndeshja më e keqe që kur kam ardhur këtu tre vjet më parë“, tha Enrique. Fjalë të forta, veçanërisht duke pasur parasysh këtë moment vendimtar të sezonit. Shumë e kanë lidhur performancën e dobët me finalen e ardhshme evropiane, por Luis Enrique hodhi poshtë çdo justifikim. “Ka shumë justifikime të mundshme, por mua nuk më pëlqejnë justifikimet. E di që ndeshje...