Ëndrra kuqezi! FSHF kujton Euro 2016 me një dokumentar
11 qershori është një nga ditët më të rëndësishme për futbollin shqiptar, për shkak se në këtë datë është regjistruar një nga momentet më kulminante, si pjesëmarrja historike në finalet e një kampionati europian. Dhjetë vjet pas pjesëmarrjes historike, FSHF TV sjell një dokumentar me rrëfimet dhe emocionet e brezit që shkroi faqen më të rëndësishme të futbollit shqiptar. Në përvjetorin e parë dyshifror të Euro 2016, projekti rikthen pas në kohë rrugëtimin e Kombëtares drejt Francës, nga momentet më të vështira e deri te suksesi që bashkoi shqiptarët kudo në botë, me kujtimet e një vere që mbetet e paharrueshme Dokumentari përfshin dëshmi ekskluzive nga protagonistët kryesorë të asaj aventure historike. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ndalet te sfidat që shoqëruan rrugëtimin drejt kualifikimit...
Burimi:
telesport.al