Përplasen dy makina në Durrës, përfshihet në aksident zyrtari i partisë së Agron Shehajt
Dy automjete janë përfshirë në një aksident pasditen e sotme në Durrës. Në përplasjen mes dy automjeteve mësohet se është përfshirë edhe Klevi Elezi, i cili është drejtuesi i Qarkut Durrës i Partisë Mundësia së Agron Shehajt. Të dy automjetet kanë pësuar dëmtime të shumta, kryesisht në pjesën e përparme, si pasojë e përplasjes. Deri në këto momente nuk ka informacion të konfirmuar nëse ka persona të lënduar apo mbi gjendjen shëndetësore të personave që ndodheshin në automjete. Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet të kryejnë verifikimet përkatëse.
Burimi:
gijotina.com