Pikante në protestë: Sorros na vjen keq, por ky nuk është vendi yt!
Protesta e 76-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës vijon me mesazhe të forta të përcjella nga qytetarët përmes pankartave. Në një prej pankartave shkruhet: Sorros na vjen keq, por ky nuk është vendi yt. Një tjetër i referohet qëndresës së gjatë të protestuesve, duke theksuar se kalimi i ditëve nuk ka zbehur kundërshtimin ndaj qeverisë. ‘76 ditë, koha nuk na hesht’, shkruhet në pankartë, duke shprehur vendosmërinë e protestuesve për të vijuar qëndrimin në shesh. Një tjetër mesazh e vendos protestën në një kontekst historik, duke pretenduar se ndryshimi i emrave në politikë nuk ka sjellë ndryshim të mentalitetit të pushtetit. ‘1912-2026. Emrat ndryshojnë, mentaliteti jo. 114 vjet. Boll!’, thuhet në pankartë. Mesazhet e shfaqura gjatë protestës pasqyrojnë pakënaqësinë e qytetarëve ndaj klasës politike...
Burimi:
gijotina.com