Protesta e 76-të, e reja nga diaspora: “Nuk dua një Shqipëri që i detyron fëmijët të ikin”

Protesta e 76-të, e reja nga diaspora: “Nuk dua një Shqipëri që i detyron fëmijët të ikin”

Në protestën e 76-të para Kryeministrisë, një e re nga diaspora e Michiganit përcolli një mesazh të fortë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ajo tha se kishte ardhur në vendin e saj për pushime, por zgjodhi të bëhej pjesë e protestës dhe të fliste për shpresën. “Pse duhet të besoj përsëri? Pse të mos largohem?”, tha ajo, duke iu referuar largimit të vazhdueshëm të shqiptarëve nga vendi. Sipas saj, diaspora nuk duhet parë thjesht si njerëz që kanë ikur, por si pjesë e së njëjtës Shqipëri. Ajo e cilësoi patriotizmin si respekt për vendin, gjuhën, natyrën dhe njerëzit, por edhe si guxim për të ngritur zërin. Duke kujtuar fëmijërinë dhe historinë shqiptare, ajo tha se tashmë shqiptarët po shkruajnë një tjetër kapitull të historisë së vendit....