Politologia nga diaspora rrëfen dramën: Mamaja erdhi për pushime por u sëmur, urgjenca nuk i përgjigjej
Një e re nga diaspora, e cila jeton dhe punon si politologe në Gjermani, është bashkuar me protestën para Kryeministrisë. Gjatë fjalës së saj, ajo tregoi arsyet që, sipas saj, e kanë detyruar familjen të largohet nga Shqipëria. Politologia deklaroi se babai i saj u largua nga vendi për shkak të korrupsionit. Ajo solli në vëmendje edhe një përvojë të fundit që ka përjetuar familja e saj në Shqipëri. Sipas saj, nëna e saj kishte ardhur në vend për të kaluar disa ditë pushime. Por gjatë qëndrimit ajo u sëmur dhe pësoi disa kriza, duke pasur nevojë për ndihmë mjekësore. E reja pretendoi se nëna telefononte numrin e urgjencës, por nuk merrte përgjigje. Situata, sipas saj, e kishte lënë në ankth të madh ndërsa ndodhej...
Burimi:
gijotina.com