Protesta e 76-të, Diaspora del sërish në shesh kundër sistemit: “Koha nuk na hesht!”

Protesta e 76-të, Diaspora del sërish në shesh kundër sistemit: “Koha nuk na hesht!”

Diaspora dhe qytetarë të tjerë janë mbledhur sërish në shesh në protestën e 76-të kundër qeverisë së Edi Ramës. Protestuesit kanë zgjedhur pankartat për të përcjellë mesazhet e tyre dhe për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisjes. Një prej pankartave të shpalosura në protestë mban mesazhin: “76 ditë, koha nuk na hesht”. Përmes këtij slogani, protestuesit sinjalizojnë se do të vijojnë të dalin në shesh. Ata kërkojnë që protesta të vazhdojë derisa të realizohen kërkesat e tyre politike. Një tjetër pankartë i referohet historisë së vendit dhe ndryshimeve politike ndër vite. “1912-2026. Emrat ndryshojnë, mentaliteti jo. 114 vjet. Boll”, shkruhet në të. Mesazhet e protestuesve shprehin pakënaqësi ndaj mënyrës së qeverisjes dhe elitave politike. Në fokus të protestës vijon të jetë kërkesa për ndryshim dhe largimin...