Eliminimi “trondit” Meksikën: Trajneri Aguirre jep dorëheqjen, e zëvendëson ish-mbrojtësi i Barcelonës

Eliminimi “trondit” Meksikën: Trajneri Aguirre jep dorëheqjen, e zëvendëson ish-mbrojtësi i Barcelonës

6 Korrik 2026 10:50 Telesport “Ëndrra ka mbaruar, por ne jemi afër djemve të mëdhenj. Lojtarët fitojnë ndeshje, trajnerët i humbasin. Unë e humba ndeshjen.” Trajneri i Meksikës, Javier Aguirre, dha këtë deklaratë pas humbjes në raundin e 16-tave ndaj Anglisë në stadiumin Azteca në Mexico City, duke njoftuar dorëheqjen e tij. “Këto pesë ndeshje kanë qenë të paharrueshme. Po i them lamtumirë ekipit kombëtar dhe po largohem me shumë krenari“, tha trajneri, i cili udhëhoqi Meksikën në Kupën e Botës tre herë. Ai e bëri këtë në turneun në Korenë e Jugut në vitin 2002, pastaj në Afrikën e Jugut në vitin 2010 dhe në edicionin e vitit 2026. Zëvendësuesi i tij do të jetë ndihmësi i tij Rafa Márquez, ish-mbrojtësi i Barcelonës: “E...