Egnatia shkel kampionët e Moldavisë, 6 golat i japi rrogozhinasve kualifikimin historik në Champions

Egnatia shkel kampionët e Moldavisë, 6 golat i japi rrogozhinasve kualifikimin historik në Champions

Egnatia ka arritur sot një rezultat historik. Rrogozhinasit kanë siguruar kualifikimin në turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Ekipi i Nevid Dedes ka “shkelur” kampionët e Moldavisë me rezultatin e thellë 6-1. Bitri (2′), Albaneze (31′), Pl?tic? (44′, autogol), Jago (59′), Bakajoko (84′) dhe Gruda (90′) ishin autorët e golave për Egnatian. Në krahun tjetër goli i vetëm i takimit për Peteokubin u shënua nga Nikolae në minutën e 63-të, por që në fund i shërbeu vetëm statistikave./Sport Ekspres/