Egnatia nis të flasë gjuhën e Europës…
Opinion nga Prof. Dr. Xhevdet Zekaj Ka fitore që vlejnë tri pikë, ka fitore që të çojnë në turin tjetër, por ka edhe fitore që ndërtojnë identitet. E tillë ishte edhe paraqitja e Egnatias përballë Petrocub-it (6-1). Nuk ishte vetëm një sukses në tabelën e rezultatit; ishte një deklaratë se kampionët e Shqipërisë nuk janë më në Europë për të bërë figurë, por për të konkurruar. Që në minutat e para u kuptua se Egnatia kishte hyrë në fushë me personalitet. Nuk pati ankth, nuk pati nxitim. Kishte qetësi, organizim dhe besim. Skuadra e dinte çfarë kërkonte dhe si ta arrinte. Kjo është shenja më e mirë e një ekipi që ka fituar pjekuri. Mbrojtja ishte themeli i kësaj fitoreje. E fortë në duele, e...
Burimi:
sportiim.al