Egnatia hesht Vllazninë në pjesën e parë, vendosi goli i Sotës (video)

Egnatia hesht Vllazninë në pjesën e parë, vendosi goli i Sotës (video)

23 Maj 2026 19:52 Telesport Pjesa e parë e ndeshjes së javës së dytë të “Final Four”, mes Vllaznisë dhe Egnatias është mbyllur 0-1 për rrogozhinasit. Vllaznia ishte më kërkuese në minutat e para. Në minutën e 30-të, Ildi Gruda rrëzohet në zonën e Vllaznisë dhe kërkon penallti, arbitri kryesor i takimit e ndëshkon me karton të verdhë për simulim. Në minutën e 39-të zhbllokohet rezultati i ndeshjes, ku pas një krosimi të Altin Kryeziu ishte Eljo Sota që dërgoi me kokë topin në rrjetë. Festë e madhe te rrogozhinasit. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Egnatian, e cila në rast fitoreje do të hidhte një hap shumë të madh drejt titullit kampion. Vllaznia në rast se nuk fiton edhe sot, e mbyll këtu ëndrrën...