Egnatia e ka gati pasuesin e Tetovës, gati ish-futbollisti i kombëtares kuqezi
Burim Kukeli, ish-futbollisti i kombëtares sonë kuqezi, është kandidati kryesor për të drejtuar Egnatian. Kampionët e vendit në fuqi tashmë e kanë zyrtarizuar ndarjen me Edlir Tetovën, i cili bëri epokë në Rrogozhinë, duke fituar gjithçka në rang kombëtar, ndaj në fund të sezonit do të mësohet pasuesi i tij. Burime të sigurta pranë presidencës rrogozhinase bëjnë me dije se Kukeli është në krye të listës së dëshirave për stolin e Egnatias. Kontaktet me të kanë nisur dhe gjërat janë në rrugën e duhur të konkretizimit. Burim Kukeli, përmbledhja e karrierësKukeli, lindur më 16 janar 1984, është ish-futbollist profesionist që luante si mesfushor-mbrojtës, aktualisht trajner i ekipit U-21 të FC Zürich. I lindur në Gjakovë, ai përfaqësoi kombëtaren e Shqipërisë. Karrierën e nisi te Zofingen...
Burimi:
telesport.al